Si ta Përdorësh këtë Faqe
“Toka do të mbushet me diturinë e lavdisë të Zotit, ashtu si ujërat mbushin detin.” (Habakuk 2:14)
Ky informacion i kërkuar në internet përpiqet, që me ndihmën e Zotit të radhisë kurse për pastore ungjillor, teologjik, dhe Përgatitje misionare në të gjitha shtetet. Në fillim i disponueshëm në anglisht dhe spanjisht, ky trajnim vjen me teknologjinë që ta bëj të kuptueshme në të gjitha gjuhët kryesore që Kristianët në të gjithë botën mund të gjejnë trajnimin qe kanë nevojë, që ti shërbejnë më mirë Zotit tonë Jezu Krishtit.
Projekti drejtohet nga Shërbimi për Trajnimin e Misionareve, e vendosur në Mbretërinë e Bashkuar, anëtar i EA (Aleanca Ungjillore- www.eauk.org) dhe GC (Lidhje Globale – Aleanca Misionare Ungjillore e Britanisë – (www.globalconnection.co.uk), në bashkëpunim me anëtare të organizatës së ICETE (Këshilli Ndërkombëtar për Edukimin Teologjik Ungjillor – www.icete-edu.org) dhe TOPIC (Koalicioni Ndërkombëtar I Trajnimit të Pastorëve – www.topic.us).
Sigurisht që ne duam të gjejmë mënyra se si të integrojmë këtë pa gabime në prezencën e rrjetit të WEA” – Geoff Tunnicliffe, udhëheqësi i WEA (Aleanca Ungjillore Botërore – www.worldevangelical.org).
Ne lutemi qe Direktoria e Trajnimit Ungjillor do të jetë një bekim për të gjithë ata që e përdorin. Zoti ju Bekoftë dhe ju ndihmoftë në shërbimin tënd për Krishtin.
Searching
Mund të kërkoni duke përdorur një Kategori Subjekti ose Nën-Kategori, Shtetin dhe Rajonin, Nivelin e Kursit, Fjalëkyçin, Gjuhën ose Aleancën Ungjillore
Të kërkosh duke përdorur një Kategori Subjekti dhe Nën-Kategori, kliko mbi fjalën “Të Gjitha Kategoritë e Subjektit” dhe zgjidh atë që dëshiron. Mund ta përmirësoni kërkimin duke klikuar mbi kutine poshtë ku disa nga kategoritë janë ndarë në nën-kategori.
Gjithashtu mund të zgjedhësh shtetin – dhe më poshtë, Rajonin e Shtetit. Nëse doni të shikoni se cilat kurse janë të janë të disponueshme në të gjithë botën botën, me korrespondence ose nëpërmjet internetit, kliko mbi: “Ndërkombëtar” poshtë “Selekto Shtetin dhe Rajonin”
Sa më pak selektime të bësh, aq më shumë resultate do të marësh. Për shëmbull, po të kërkosh për nivelin e kurseve Pas-Universitar në frëngjisht në Afganistan mund të mos jap shumë rezultate.
Regjistrimi dhe Afishimi i të dhënave
Që të afishoni informacione, duhet të regjistroheni – klikoni mbi “Regjistrimi i Ofruesve te Trajnimit” në krahun e majte të menysë. Në këtë Direktori të Trajnimit Ungjillor ne pranojmë vetëm organizatat që janë anëtarë te kombit ose Shoqata Ungjillore Ndëkombëtare. Ju lutem lexoni paragrafin Kushtet dhe Afatet
Sapo të jesh regjistruar, do të marësh një e-mail që të tregon emrin dhe fjalëkalimin. Kliko te “Hyrje te Ofruesit e Kursit” në të majtë te menysë, dhe fut Emrin e Përdoruesit dhe Fjalëkalimin. Ju lutem më pas ndryshoni fjalëkalimin nën ndarjen “Detajet e Mia”.
Tani mund të hyni te detajet e kurseve duke klikuar mbi “Kurset e Mia”.
Kurset tuaja do te kalojne te direktoria kur detajet të jenë kontrolluar nga një verifikues. Ky proçes mund të marrë maksimumi tre ditë.
Duhet të lejosh në mesatare ose me poshtë Sigurimin, në mënyrë që të lejosh disa kukis të funksionojnë. Ato të faqes së internetit janë të padëmshme për kompjuterin.
Donacionet
Ju lutem konsideroni dhënjen e donacioneve që të mundësoni këtë punë të vazhdojë. Mund të klikoni te “Donacionet” në të majtë të menysë. Shumë faleminderit. Zoti ju bekoftë.